Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, kaloi sezonin e tij më të mirë të karrierës. Qendërmbrojtësi i kombëtares holandeze, arriti të fitojë Premier League me “The Reds”, ku ai ishte thjesht i pakalueshëm për kundërshtarët. Megjithatë është pikërisht ish-mbrojtësi i Liverpool, Kolo Toure, i cili mendon se Van Dijk ka një problem.
”Ai është një lojtar i pabesueshëm. Virgil ka shpejtësi, gjatësi dhe mund të kërcejë shumë lart. Edhe teknika nuk i mungon. Ai mund të kthejë lojën falë pasimeve të tij të gjata. Me pak fjalë, holandezi i ka të gjitha”, deklaron Toure për “Stats Perform News”.
”Është një lojtar i zgjuar që reagon shpejt, por nëse i bën presion lart atëherë mund të përfitosh nga situata. Loja një kundër një nuk është pika e tij më e fortë, por kjo nuk do të thotë që atij i mungojnë kualitetet”, mbyll ish-lojtari nga Bregu i Fildishtë. /abcnews.al