Derbi me Everton u kthye në makth për Virgil Van Dijk. Mbrojtësi i Liverpool pësoi një dëmtim të frikshëm në ligamentin e gjurit pas përplasjes me portierin Pickford, operacioni është i paevitueshëm dhe rrezikon mbylljen e sezonit.
Minimalisht 6 muaj do të qëndrojë jashtë holandezi. Një goditje e madhe për trajnerin Jurgen Klopp dhe vetë lojtarin, i cili ka reaguar rreth momentit të vështirë që po kalon me anë të një postimi në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CGf8ji7AUQk/?utm_source=ig_web_copy_link
“Jam krejtësisht i fokusuar te rikuperimi dhe do të bëj gjithçka për t’u kthyer sa më shpejt në fushë. Pavarësisht zhgënjimit të dukshëm, unë jam besimtar dhe jam i bindur që Zoti do të më ndihmojë. Ka një shkak pse ndodhin gjëra të tilla, në jetë dhe në futboll.
Me mbështetjen e gruas time, fëmijëve, familjes dhe Liverpool, jam gati të përballoj me kokën lart këtë sfidë. Dua t’u falënderoj të gjithëve për mesazhet, do bëj gjithçka për të mbështetur skuadrën, rikthehem shpejt“, shkruan Van Dijk. /abcnews.al