Van Basten “ironizon” Ronaldon: Nëse do të kisha luajtur 38 vjeç, do të isha më i mirë se ai

schedule09:23 - 19 Gusht, 2023

schedule 09:23 - 19 Gusht, 2023

Ish-sulmuesi Marko Van Basten, në një komunikat për mediat, ka komentuar futbollistët e kësaj epoke, ndërsa theksoi se nëse do luante 38 vjeç do ishte shumë herë më i mirë se Cristiano Ronaldo.

“Futbollistë si unë në ditët e sotme? Lewandowski më ngjan pak. Cristiano Ronaldo, mendoj se ai është afruar me mua. Ronaldo është 38 vjeç dhe është ende aktiv. Ai është fizikisht më i fortë se unë, por do të kisha dashur të shihja se si do kisha luajtur unë 38 vjeç, mendoj se do të isha edhe më i mirë“, tha ai./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!