Ditën e djeshme shumë njerëz në mbarë botën kanë festuar “Halloween”-in, duke u veshur apo maskuar si personazhi i tyre i preferuar i filmave. Kjo ditë e veçantë nuk mund t’i shpëtonte kapitenit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili e ka festuar së bashku me familjen e tij.
Mbrojtësi anësor i Napolit ka postuar një foto në “Insta Story”, ku tregon se çfarë po ndodh në shtëpinë e tij këtë vit për Halloween.
Hysaj shikohet së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij të veshur si vampirë, në një ambient të kuruar deri në detaj për këtë festë.
“Happy Halloween. Qëndroni në shtëpi”, shkruan shqiptari në postimin e tij, referuar dhe situatës së krijuar nga koronavirusi në Itali dhe anembanë botës. /abcnews.al