Valon Berisha lë Francën për Australinë, pritet zyrtarizimi te skuadra e re

schedule16:25 - 2 Shtator, 2022

schedule 16:25 - 2 Shtator, 2022

Valon Berisha është larguar përfundimisht nga Franca, teksa i dha dhënë “lamtumirën” skuadrës së Reims.

Mesfushori i Kosovës menjëherë ka gjetur edhe skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën e tij, ndërsa ka zgjedhur kontinentin e Azisë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Presidenti i Reims, Jean-Pierre Caillot, ku thekson se tashmë lojtari shqiptar është huazuar për një sezon te skuadra e Melbourne City në Australi.

Pritet vetëm zyrtarizimi i Berishës si lojtari më i ri i Melbourn City-t. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!