Valon Ahmedi drejt zyrtarizimit, Teco opsioni i fundit për kampionët

schedule09:39 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 09:39 - 29 Dhjetor, 2020

Valon Ahmedi dhe braziliani Teco në qendër të vëmendjes. I pari pritet të zyrtarizohet në Bjellorusi, te kampionët e Shakhtar Soligorsk. Shkëndija ka dhënë “OK”-in dhe do të përfitojë rreth 100 mijë euro, sikurse raportojnë burime të abcnews.al.

Në ditët e para të vitit 2021 Ahmedi, i cili ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare dhe numëron eksperienca të ndryshme në Itali, Slloveni, Izrael dhe Kroaci, do të zyrtarizohet te bjellorusët, që më parë kanë pasur në ekip edhe shqiptarë të tjerë si Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku.

Sa i takon Tecos, brazilianit që është larguar nga Laçi, mund të transferohet në Kosovë. Fillimisht ai iu sugjerua edhe Shkëndijës, por në Tetovë po shohin për alternativa të tjera.

Në Dardani momentalisht ai po lakohet si opsion për kampionët e Dritës, që realisht po shohin për ndonjë opsion në Superiore dhe mbetet të konfirmohet nëse Teco është në listën e tyre të dëshirave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!