Valëvitet flamuri shqiptar në një fshat të Gjilanit, media serbe: Provokim i paturp, banorët u zemëruan

schedule08:51 - 18 Shkurt, 2021

schedule 08:51 - 18 Shkurt, 2021

Në 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës në fshatin Silovë pranë Gjilanit është valëvitur flamuri kuq e zi. Kjo ka ngjallur zemërimin e mediave serbe. Media serbe me bazë në Beograd “Vercenje Novosti” e quan këtë një provokim pasi në këtë zonë jeton një shumicë serbe.

Në artikull shkruhet se qytetarët që jetojnë në këtë zonë e kanë përjetuar keq këtë gjest duke e quajtur një provokim të turpshëm për kombin e tyre.

“Në fshatin Silovë afër Gjilanit jeton shumica e popullatës serbe. Të mërkurën në mbrëmje qytetarët atje përjetuan një provokim të turpshëm pranë shtëpive të tyre.

Një shqiptar së fundmi ndërtoi një kompani rrugësh në tokën që dikur i përkiste ish-kooperativës bujqësore. Të mërkurën në mbrëmje, ai ngriti flamuj shqiptarë në disa vende!”, thuhet në artikull./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!