Mateo Musacchio mund të largohet në janar nga Milani. Mbrojtësi argjentinas me origjinë arbëreshe prej tre sezonesh është pjesë e kuqezinjve, që paguan për të 18 milion euro pasi kishte spikatur në La Liga me fanellën e Villareal.
Nga Italia tani raportohet se një tjetër klub spanjoll e kërkon mbrojtësin dhe në janar mund të ketë një marrëveshje. Bëhet fjalë për Valencian, që ka nisur që tani kontaktet dhe Musacchio është gati të rikthehet në Spanjë.
Kontrata i përfundon më 30 qershor dhe Milani në këtë mënyrë edhe do të përfitonte diçka nga transferimi i mbrojtësit. Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, pasi më parë italianët duhet të afrojnë ndonjë mbrojtës tjetër. Ndryshe 30-vjeçari do të duhet të qëndrojë deri në mbyllje të sezonit. /abcnews.al