Valencia e ka seriozisht për Arthurin, nis bisedimet me Juventusin

schedule22:20 - 3 Gusht, 2022

schedule 22:20 - 3 Gusht, 2022

Valencia e ka seriozisht për Arthur, teksa skuadra spanjolle tashmë raportohet se ka nisur bisedime me Juventusin për shërbime e lojtarit.

Mediat shkruajnë se mesfushori brazilian është i lirë të largohet nga “Allianz Stadium” këtë verë pasi ai nuk përshtatet në planet e trajnerit Massimiliano Allegri.

Ai ka qenë i lidhur me skuadrat e Ligës Premier, por edhe me Romën si pjesë e shkëmbimit të mundshëm për Nicolo Zaniolo.

Megjithatë, “Sky Italia” raporton se Valencia, e drejtuar nga ish-trajneri i Milanit dhe Napolit, Gennaro Gattuso, ka bërë kontakte fillestare për një transferim të mundshëm.

Arthur iu bashkua Juventusit në vitin 2020 në një marrëveshje që e pa Miralem Pjanic të shkojë në drejtimin tjetër, duke kaluar te Barcelona. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!