Humbja e fundit ndaj Valladolid dhe vetëm 7 fitore në 22 ndeshje në stolin e Valencias, ishin fatale për ish-trajnerin e Milanit dhe Napolit, pasi e çoi skuadrën në prag të zonës së rënies.
Siç komunikohet nga Valencia me një njoftim zyrtar, zgjidhja e kontratës me trajnerin italian ka qenë konsensuale.
COMUNICADO OFICIAL | Gennaro Gattuso
— Valencia CF (@valenciacf) January 30, 2023
Njoftimi i klubit:
“Valencia njofton se këtë të hënë më 30 janar klubi dhe trajneri i ekipit të parë, Gennaro Gattuso, kanë rënë dakord në mënyrë reciproke për të ndërprerë marrëdhënien kontraktuale mes trajnerit italian dhe Valencias.
Klubi falenderon trajnberin për angazhimin dhe punën e bërrrë në këto muaj në krye të ekipit të parë dhe i uron suksese në të ardhmen. Skuadra do të rikthehet në stërvitje të martën më 31 janar, nën urdhrat e Gonzales”./h.ll/abcnews.al