Los Angeles Times, gazeta më e madhe në bregun perëndimor të SHBA, e themeluar 142 vjet më parë, do të pushojë nga puna më shumë se një të pestën e stafit të saj, me fjalë të tjera të paktën 115 gazetarë.
Menaxhmenti i gazetës kishte njoftuar tashmë të enjten se do të pushonte nga puna një pjesë të stafit për të ulur kostot e funksionimit të saj, në ngjarjen më të re të krizës së thellë që po kalon shtypi amerikan.
Rreth 90 për qind e stafit dolën në grevë të premten në shenjë proteste, një ngjarje e paprecedentë, me disa gazetarë që i bënin thirrje menaxhmentit të “ulej në tryezën e bisedimeve” me ta.
“Vendimi është i dhimbshëm për të gjithë, por është e domosdoshme që të veprojmë shpejt dhe të ndërmarrim hapa për të ndërtuar një gazetë që është e qëndrueshme dhe e lulëzuar për brezat e ardhshëm,” tha dje pronari Patrick Soon-Shiong.
Vitin e kaluar, gazeta shënoi humbje prej 30 deri në 40 milionë dollarë.
Los Angeles Times pushoi nga puna 70 punonjës.
/abcnews.al


