Vala e të nxehtit që përfshiu Evropën ka arritur kulmin, ndërsa në jug të kontinentit janë shënuar temperatura jashtëzakonisht të larta.
Në disa pjesë të Spanjës, temperaturat e larta, të shkaktuara nga “ajri shumë i nxehtë dhe i thatë” nga Afrika e Veriut, pritet të zgjasin deri nesër, shkruan Guardian.
Ministria spanjolle e Shëndetësisë lëshoi një paralajmërim duke u kërkuar njerëzve që të marrin të gjitha masat e nevojshme kundër temperaturave të larta.
/abcnews.al/