Zëvendësministri i mbrojtjes i Ukrainës, i ngarkuar për furnizimin e ushtrisë me ushqim dhe pajisje, dha dorëheqjen këtë mëngjes, duke përmendur “akuzat e medias” për korrupsion që ministria e tij dhe ai thonë se janë të pabaza.
Dorëheqja e Vyacheslav Shapovalov ishte një “akt i denjë” që do të ndihmojë në ruajtjen e besimit në ministri, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. Disa zyrtarë të lartë ukrainas njoftuan dorëheqjen e tyre sot pas zbulimeve të shtypit rreth blerjeve të supozuara të furnizimeve ushtarake me çmime të fryra.
Më herët sot, zëvendës shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kirylo Tymoshenko, njoftoi po ashtu dorëheqjen. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi gjithashtu sot se zëvendësprokurori i përgjithshëm Oleksiy Simonenko u shkarkua nga posti i tij si pjesë e një riorganizimi të zyrtarëve të rangut të lartë.
Deklarata e prokurorisë për largimin e tij nuk jepte asnjë arsye për këtë vendim, por theksohej se ishte “sipas dëshirës së tij”.
/abcnews.al