Jorge Valdano, një emër i madh i Real Madrid si lojtar dhe trajner, ka folur në emisionin “El Transistor” të Onda Cero dhe është i qartë për atë që ndodhi me European Super League.
“Lufta nuk u fitua nga UEFA, u fitua nga tifozët, nga tifozët anglezë. Ka një ndryshim shumë të madh kulturor midis Spanjës dhe Anglisë për futbollin”, shprehet Valdano fillimisht.
Më pas ai vë në shënjestër presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, i cili ishte edhe në krye të ECA. “Agnelli ishte përfaqësuesi i 200 klubeve dhe i tradhtoi ato. Nuk është diçka që mund të pranohet”.
Nuk mbetet jashtë shënjestre edhe Florentino Perez: “Mendoj se nuk mund ta paraqisni veten si Mesia që shpëton i vetëm futbollin.
Nuk jam habitur nga rënia e projektit të Super League. E kam thënë që tifozët nuk duhet të nënvlerësohen”. / abcnews.al

