Vala e të nxehtit në SHBA/ Shkrihet statuja prej dylli e Abraham Lincoln

schedule10:50 - 26 Qershor, 2024

schedule 10:50 - 26 Qershor, 2024

Një statujë prej dylli gjashtë metra e gjatë e ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln u shkri për shkak të temperaturave të larta, pasi gjatë fundjavës arritën në 37 gradë në Uashington.

Statuja, e krijuar nga artisti me bazë në Virxhinia, Sandy Williams IV  u vendos në Camp Barker, një vend historik që dikur shërbeu si një kamp refugjatësh në epokën e Luftës Civile për ish-skllevërit dhe afro-amerikanët e liruar.

Nxehtësia ekstreme shkaktoi dëme të konsiderueshme në strukturën e dyllit. Sipas raporteve të BBC, koka e statujës ishte e para që u shkri. Një foto virale e shpërndarë në rrjetet sociale tregon kokën dhe këmbën e djathtë të Linkolnit të shkrirë nga vapa.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!