Më shumë se 100 njerëz vdiqën në Meksikë në qershor për shkak të temperaturave të larta, sipas qeverisë të vendit, duke nënvizuar rrezikun e valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit që goditën vendin e Amerikës Qendrore.
Në periudhën ndërmjet 12 dhe 25 qershorit, autoritetet meksikane regjistruan mbi një mijë raste të goditjes nga nxehtësia, duke rezultuar në vdekjen e 104 personave, sipas të dhënave të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë, gjithsej 112 në muaj.
Shkaku kryesor i vdekjeve në valën e të nxehtit në Meksikë ishte goditja e nxehtësisë dhe dehidrimi.
Meksika regjistroi një temperaturë rekord prej 49 gradë Celsius këtë javë në shtetin veriperëndimor të Sonora, ndërsa temperatura mesatare e verës në vend është midis 30 dhe 45 gradë Celsius.
Autoritetet paralajmërojnë se një valë e re e të nxehtit po vjen duke filluar nga 1 korriku.
/abcnews.al