Vala e të nxehtit në Itali/ Vendi regjistron 7% më shumë viktima gjatë muajit korrik

schedule15:40 - 7 Gusht, 2023

schedule 15:40 - 7 Gusht, 2023

Rajonet qendrore dhe jugore të Italisë regjistruan 7% më shumë viktima në korrik pasi vala e të nxehtit goditi vendin, sipas shifrave të ministrisë së shëndetësisë.

Italia ka qenë ndër vendet më të prekura që kur vala e të nxehtit goditi Europën Jugore muajin e kaluar.

Sipas raportit të fundit, Ministria e Shëndetësisë e Italisë përcaktoi ndikimin e temperaturave ekstreme si arsyen kryesore të vdekjeve në vend gjatë muajit korrik krahasuar me normën mesatare gjatë së njëjtës periudhë nga 2015 deri në 2019.

Ministria tha se temperaturat rekord prej më shumë se 40 gradë Celsius kanë shkaktuar më shumë viktima se sa pritej te njerëzit e moshës mbi 75 vjeç. Numri më i lartë  viktimave është regjistruar në  qytetet jugore si Bari, Catania dhe Reggio Calabria.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!