Një valë e re të nxehti, sipas parashikimeve meteorologjike, do të godasë Italinë nga e premtja. Temperatura pritet të rritet ndjeshëm në të gjithë vendin, nga Siçilia në Milano.
Rekordi ka të ngjarë të regjistrohet në Sardenjë, ku termometri mund të arrijë 47 gradë.
Kjo valë e re e të nxehtit – e dyta këtë verë – parashikohet të zgjasë deri në mes të korrikut.
Në dy ditët e ardhshme, megjithatë, para vapës së madhe, shumë zona të Italisë do të kenë reshje shiu, kryesisht në rajonet veriore të vendit dhe në shumë resorte të detit Adriatik.