Në njëzet e katër orët e fundit, gjithsej 593 emigrantë dhe refugjatë, të cilët ishin në 12 varka, mbërritën në Lampeduza. Sipas autoriteteve italiane, ata vinin nga Egjipti, Siria, Bangladeshi, Sudani, Eritrea dhe Maroku.
Operacionet e shpëtimit u ndërmorën nga policia italiane dhe roja bregdetare, me bashkëpunimin e mjeteve lundruese Nadir dhe Sea Watch, të cilat i përkasin organizatave joqeveritare.
Të gjitha anijet ishin nisur nga Libia, me përjashtim të njërës, e cila mbërriti në Lampedusa nga Sfax, Tunizi.
/abcnews.al