Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

schedule14:56 - 28 Mars, 2024

schedule 14:56 - 28 Mars, 2024

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak ditë më parë njoftoi se do të bashkëpunojë me kuzhinierin e famshëm Rasmus Munk, nga restoranti Alchemist në Kopenhagë, për të krijuar një vakt “jashtë kësaj bote”.

Vakti do të shërbehet në një tullumbace hapësinore, në bordin e Neptunit të Space Perspective, anija e parë kozmike neutrale ndaj karbonit në botë. Anija do të “ngjitet” në një lartësi mbi 100,000 këmbë dhe udhëtimi do të zgjasë gjashtë orë. Data e nisjes së tij është caktuar për në fund të vitit 2025 dhe do të niset nga Florida. Sipas një përfaqësuesi të kompanisë, vakti do të shërbehet ndërsa dielli lind mbi lakimin e tokës.

Shefi i kuzhinës tha në një deklaratë se ai do të përgatisë një sërë pjatash “të frymëzuara nga eksplorimi i hapësirës gjatë 60 viteve të fundit të historisë njerëzore. Dua të theksoj ushqimin si një fije të përbashkët të ekzistencës sonë njerëzore dhe do të jetë me të vërtetë kuptimplotë ta servirim atë duke parë lakimin e Tokës.” Përveç kësaj, sipas faqes së internetit të anijes kozmike, kapsula ka wifi, pasi udhëtarët janë “të mirëpritur të transmetojnë përvojën e tyre drejtpërdrejt dhe të lidhen me të dashurit e tyre në Tokë“. Shtëpia franceze e modës Ogier gjithashtu do të veshë çdo udhëtar me veshje të veçanta të dizajnuara për ekspeditën.

Themeluesi i SpaceVIP, vuri në dukje: “Kjo odise e pashembullt e kuzhinës shënon një moment kyç në historinë njerëzore. Nëpërmjet bashkëpunimit vizionar me shefin e kuzhinës Rasmus Manck dhe Ogier, ky mision ripërcakton eksplorimin e hapësirës private dhe ngrënien e mirë.” Të gjitha të ardhurat nga udhëtimi do t’i dhurohen Fondacionit Space Prize, duke promovuar barazinë gjinore në shkencë dhe teknologji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!