Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong është vaksinuar kundër Covid. Pas vaksinimit shefi i qeverisë në Singapor u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen si një mënyrë për të zhdukur këtë sëmundje.
Ndërkohë Singapori, ndryshe nga programet e tjera të vaksinimit masiv në Shtetet e Bashkuara dhe Britania, duket se fokusin kryesor e ka vënë më shumë te zonat që është më i përhapur infeksioni
Singapori duket se po e administron mirë situatën pasi gjatë muajve të fundit ka raportuar një numër të vogël të rasteve të reja me Covid. /abcnews.al