Vaksinimi në “Air Albania”, eksperti: S’ka asnjë problem, duhet transparencë

schedule19:51 - 11 Janar, 2021

schedule 19:51 - 11 Janar, 2021

Në Shqipëri nisi sot zyrtarisht vaksinimi kundër koronavirusit. E para që mori injeksionin ishte shefja e Infektivit Najada Çomo dhe pas saj kryeministri Edi Rama.

Laidon Shapo, ekspert dhe përfaqësues i Shëndetit Publik në Londër, në një lidhje direkte në Radar Informativ me Jonida Shehun, komentoi procesin në Shqipëri. Sipas tij nuk ka asnjë problem që vaksinimi po kryhet në stadium, teksa është diskutuar shumë.

Jam i bindur se nuk ka asnjë lloj problemi që një proces i tillë shumë madhor vaksinimi të fillojë në stadium. Me gjithë debatet, unë personalisht jam i mendimit që mund të lancohet një proces i tillë aty ku janë mundësitë për të krijuar një ide vaksinimi në masë. Në Manchester u zgjodh stadiumi për të filluar këtë proces. Në këtë aspekt nuk kam asnjë lloj problemi”, tha ai.

I pyetur për mënyrën se si ka mbërritur vaksina në vend, ndërkohë që nuk është dhënë shumë informacion, pasi kryeministri e mbajti të fshehtë, Shapo tha se duhet të ketë transparencë në të gjitha hallkat.

“Një që i bashkon të gjitha është transparenca e procesit dhe i bëhet publikut, bluzave të bardha dhe atyre që merren me vaksinimin. Ishin 2-3 persona që merreshin me një. Këtu nuk është kështu. Në rast se filluam në ‘Air Albania’, për sa kohë do të vazhdoj? Këtu në Britani kanë siguruar një sasi e madhe dozash, 40 milion. Janë siguruar edhe 17 milion të Moderna. Në të njëjtën kohë kemi 100 milion të Oksfordit. Po veprohet që pas 500 mijë dozëshit të parë, u pa që varianti i ri i këtij virusi nuk është ai i Wuhan. Presim që deri nga mesi i shkurtit këtu të jenë vaksinuar 25 % e popullatës”, u shpreh Shapo.

Ne në Shqipëri duhet të vaksinohemi me një apo dy doza? Eksperti tha se kjo varet nga vaksina që përdoret.

“Gjithmonë në varësi të sa vaksinave kemi. Në rast se ky proces ndal këtu krijohen probleme. Në rast se prisni që  një donator të sjellë vaksinë e  Oksfordit  ndryshon plani.

Ky virus ka filluar të ndryshojë më shpejt seç pritej. Një nga arsyet që po lëvizte shpejt me vaksinimin në masë që ti presë rrugën mutacioneve të tjera të virusit. Po ndiqet me shumë kujdes lojërat që bën ky virus së fundmi”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!