Vaksinimi apo infektimi me Covid-19, çfarë krijon imunitet më të mirë?

schedule10:57 - 13 Janar, 2021

schedule 10:57 - 13 Janar, 2021

Nga Emily Chung, CBC News

Ashtu si një infeksioni natyral ashtu edhe vaksinimi pritet t’ju mbrojnë nga COVID në të ardhmen.

Por si ndryshojnë ato nga njëra-tjetra? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilës? Dhe cila na siguron imunitet, infeksioni natyral apo vaksinimi?

Ekspertët mjekësorë mendojnë se vaksinimi është më i sigurt dhe siguron më tepër mbrojtje se infeksioni natyral për shumicën e njerëzve dhe rekomandojnë vaksinimin edhe nëse keni kaluar Covid-19, raporton abcnews.al.

Si  infektohemi dhe si arrijnë të parandalojnë vaksinat infektimin me Covid-19?

SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton COVID-19, infekton dhe sëmur njerëzit futet në qeliza duke përdorur një proteinë në sipërfaqen e tij të jashtme të quajtur proteina spike.

Qëllimi i vaksinimit është të “mësojë” qelizat imune të specializuara të quajtura qelizat T dhe qelizat B se si duket proteina spike, në mënyrë që të njohin dhe të parandalojnë infeksionin.

“Ne mund ta synojmë proteinën “spike” dhe të bllokojmë një lidhje të proteinave spike dhe qelizave tona,” sipas  Alyson Kelvin në Universitetin e  Dalhousie në Halifax dhe Qendrës Kanadeze për Vaksinologji në Vido-Intervac në Saskatoon.

Kelvin studion se si njerëzit zhvillojnë sëmundjen pas infektimit me SARS-CoV-2 dhe gjithashtu se si të matin përgjigjen imune ndaj vaksinave. Vaksinat luajnë rolin e një infeksioni natyral pa e ekspozuar dikë ndaj një virusi.

“Vaksina trajnon sistemin tuaj imunitar për t’iu përgjigjur virusit pa shkaktuar simptoma të sëmundjes,” tha Kelvin.

 

Si organizmi ynë arrin të zhvillojë imunitet nga një infeksion natyral?

Kur trupi juaj është i ekspozuar ndaj një patogjeni që nuk e ka parë kurrë më parë, ai aktivizon një pjesë të mbrojtjes, të quajtur sistemi imunitar i lindur , i cili njeh modelet e lidhura me viruset dhe infeksionin viral.

Kjo aktivizon disa proteina të quajtura citokina që gjenerojnë dy lloje të përgjigjes imune: Inflamacioni ndihmon në aktivizimin e sistemit imunitar, duke lajmëruar qelizat imune për të sulmuar si vetë virusin ashtu edhe qelizat e infektuara. Sidoqoftë, inflamacioni i tepërt mund të dëmtojë indet.

 

Pasi  aktivizohet sistemi imunitar i lindur, qelizat imune të quajtura qelizat dendritike bartin viruse ose pjesë të viruseve në nyjet limfatike, ku aktivizohet sistemi imunitar adaptiv .

Kjo është pjesa e sistemit imunitar që aktivizon patogjenë specifikë për të sulmuar sa më shpejt. Qelizat dendritike janë ura lidhëse mes sistemit imunitar të lindur dhe adaptues. Ata bartin viruse në nyjet limfatike dhe më pas janë qelizat T, të cilat njohin virusin.

Qelizat ndihmëse T aktivizojnë:

Qelizat B, të cilat gjenerojnë antitrupa  dhe çaktivizojnë proteinën spike.

Qelizat T citotoksike(vrasëse), të cilat shkatërrojnë qelizat e infektuara.

Cili është më i sigurt, vaksinimi kundër COVID-19 apo infeksioni?

Të dhënat janë të qarta: vaksinimi.

Efektet anësore serioze si nga provat klinike ashtu edhe nga vaksinimi kanë qenë shumë të rralla, madje edhe reagimet e rënda alergjike,  zakonisht nuk kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Nga ana tjetër, që nga 7 janari, COVID-19 shkaktoi më shumë se 16,000 viktima dhe rreth 27,000  të infektuar, sipas Agjencisë së Shëndetit Publik të Kanadasë.

Në të gjithë botën, 1.89 milion njerëz kanë vdekur nga Covid-19. Deri në 12 përqind e  të shtruarve në spital gjatë pikut të pranverës në Kanada përfshinin njerëz më të rinj se 40 vjeç .

Pse COVID-19 ndonjëherë shkakton sëmundje të rëndë deri në vdekje ndërsa vaksina jo?

Qëllimi i një virusi është të krijojë kopje, duke u evoluar brenda sistemin tonë imunitar.

Në fakt, aktivizimi i sistemit imunitar të lindur është i nevojshëm për të aktivizuar sistemin imunitar adaptiv, dhe vetëm  proteina spike nuk arrin të bëjë diçka të tillë. Kjo është arsyeja pse proteinat ndihmesë, të cilët japin alarmin për sistemin imunitar të lindur, zakonisht janë pjesë e përbërjes  së vaksinave me bazë proteine.

Prof. Jen Gommerman, Kryetare e Kërkimit Kanadez në Imunitetin Specifik të Indeve në Universitetin e Torontos, thotë se doza e virusit ose proteinave që një person merr është një tjetër faktor dhe mund të ndryshojë shumë në rast të një infeksioni natyral.

A ofron një mbrojtje më të mirë një vaksinë kundër COVID-19 apo një infeksion natyral?

Për shkak se vaksinat nuk shkaktojnë të njëjtën mbrojte si një infeksion natyral, njëra mund të jetë më mbrojtëse se tjetra, megjithëse kjo varet nga sëmundja.

Vaksinat HPV, tetanoz dhe pneumokok të gjitha shkaktojnë përgjigje më të mirë imune sesa një infeksion natyral, ndërsa në sëmundje të tjera, një infeksion mund të prodhojë një mbrojtje më të qëndrueshme.

Senatori amerikan Rand Paul, u bë viral në Twitter, pasi tha se infeksioni natyral  me COVID-19 ofron mbrojtje më të mirë se vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna, të dyja këto kanë treguar 94% efektivitet në provat klinike të fazës së vonë.

Shkencëtarët aktualë si Gommerman dhe Kelvin e kundërshtojnë këtë pohim. Deri më tani, si infeksioni natyral ashtu edhe vaksinimi duket se ofrojnë mbrojtje relativisht efektive dhe afatgjatë – të paktën një vit. Kelvin mendon se imuniteti nga vaksinimi është i njëjtë  me infeksionin natyral, ndoshta edhe më mirë.

Grommerman, i cili ka bërë kërkime në testimin e njerëzve për antitrupa  COVID-19 pas infektimit, ndan të njëjtin mendim.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar se imuniteti i shkaktuar nga vaksina nuk do të ishte i njëjtë me imunitetin e shkaktuar nga virusi.”

Të dy studiuesit thonë se mbrojtja nga vaksina pritet të jetë më e mirë se ajo nga një infeksion natyral për  disa njerëz për shkak të mënyrës se si virusi vepron në  sistemin tonë imunitar dhe faktit që përgjigja imune ndaj një infeksioni është ndryshe në persona të ndryshëm.

Gommerman sidoqoftë rekomandon vaksinën,  për të  mos rrezikuar infektimin me Covid-19.

“Unë do të thoja se nuk ka përparësi në këtë pikë, nëse na siguron më shumë mbrojtje infeksioni natyral  apo vaksina,” tha ajo.

Njerëzit nuk duhet të ndikohen nga diçka e tillë.

Nëse kemi kaluar COVID-19, a duhet të vaksinoheni?

Sipas autoriteteve të shëndetit publik siç janë Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, për shkak të provave që disa njerëz mund të infektohen përsëri, përgjigjja është po.

Gommerman tha se në hulumtimin e saj, ka shumë njerëz që thonë se janë të sigurt se kanë kaluar  COVID-19 por në testin për antitrupa kanë rezultuar negativ.

Edhe nëse keni kaluar Covid dhe keni antitrupa, vaksina do të veprojë si një përforcues.

“Ju thjesht po përforconi reagimin imunitar dhe nuk ka asgjë të gabuar në diçka të tillë,” tha ajo. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al