Në stadiumin “Air Albania” vijon procesi i vaksinimit anti-covid.
Këtë të hënë ekipi i anestezi-reanimacionit të kardiokirurgjisë dhe stafet e reanimacioneve kanë marrë vaksinën anti-covid.
Bluzat e bardha u paralajmëruan të marrin të parët vaksinën anti-covid për shkak se ndodhen në vijën e parë të përballjes me virusin Covid-19.
Dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, janë gjithashtu personat që u vaksinuan ditën e sotme.
Ndërkohë në një intervistë për ABC shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi tha se situata aktuale e pandemisë është e qëndrueshme dhe kjo sipas tij falë masave të marra.
Por nuk mungoi një apel nga ana e tij, pas aplikimit të vaksinës anti-covid.
Lexo edhe: Mjeku: Nisja e vaksinimit, qytetarët neglizhojnë masat anti-covid
Koraqi theksoi se shfaqja e vaksinës ka dhënë shpresë për daljen nga pandemia, por mjeku i bën apel qytetarëve që të mos humbasin vigjilencën, pasi virulenca e Covid-19 nuk ka rënë.
/abcnews.al/