Vaksinat ruse dhe kineze? Zyrtari i lartë i SHBA: Me Metën kam një marrëdhënie të shkëlqyer

schedule18:42 - 6 Prill, 2021

schedule 18:42 - 6 Prill, 2021

Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer shprehet se pret nga Shqipëria zgjedhje me standarde në 25 prill. “Zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme të demonstrojnë progres për Këshillin Evropian në Qershor” tha ai.

Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët shqiptarë në prag të zgjedhjeve parlamentare, zyrtari i lartë i SHBA foli edhe për marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta, i cili nuk i ka kursyer sulmet kundër ndërkombëtarëve sa herë që ka folur për Reformën në Drejtësi.

Me Ilir Metën kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale. Flasim hapur. SHBA është në të njëjtën anë, është me Shqipërinë. Ne nuk mbajmë anë të asnjë pale politike” tha ai.

Shqipëria vendosi që të pranojë vaksinat ruse dhe kineze, por cfarë mendon SHBA për këtë lëvizje të qeverisë Rama? “U takon qeverive të vendosin në raport me vaksinat që janë të askesueshme dhe nevojës për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Disa vaksina mund të jenë “diplomatike” apo të “dyshimta”. Ne kemi ndihmuar dhe do të ndihmojnë Shqipërinë të aksesojë vaksina përmes mekanizimit COVAX” tha Matthew Palmer.

Zv/ndihmës sekretari i shtetit të SHBA Matthew Palmer zhvilloi sot biseda telefonike me Presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara dhe përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!