Vaksinat, maska dhe izolimi: Shkencëtarët pranojnë gabimet që kanë bërë gjatë pandemisë

schedule12:28 - 5 Shkurt, 2022

schedule 12:28 - 5 Shkurt, 2022

The Guardian

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Shkencëtarët, të cilët janë përpjekur dhe kanë luftuar kundër koronavirusit për më shumë se dy vite kanë pranuar gabimet që ata vetë kanë bërë që nga fillimi i pandemisë. Udhëzimet fillestare për të mbajtur në kontroll pandeminë kanë ndryshuar disa herë, për shkak të të dhënave të reja.

Kështu duke iu referuar kësaj çeshtjeje, The Guardian pyeti shkencëtarët se ku kishin kishin gabuar gjatë pandemisë.

Peter Openshaw: Shefi i Infektimeve në Imperial College London, “nuk priste që vaksinat të ishin efektive”

“Sinqerisht nuk e mendoja se vaksinat do të ishin efektive. Ne u fokusuam në raportin tonë të parë nga Akademia e Shkencave Mjekësore dhe menduam se vaksina nuk do të jetë e disponueshme në një të ardhme të afërt.

Prandaj, isha absolutisht i emocionuar kur pamë provat e para gjatë Krishtlindjeve 2020 dhe morëm këtë dhuratë të mrekullueshme. Ato ishin shumë më efektive nga sa kisha shpresuar. “Si një person që ka studiuar imunitetin e virusit për 30 vite,  unë duhet ta kisha parashikuar diçka të tillë,”

Susan Michie,  në University College London, “ndryshoi mendjen për dobinë e maskave”.

Kam lexuar se provat për efektivitetin e maskave ishin të paqarta, për shkak të transmetimit përmes piklave. Ekzistonte gjithashtu mundësia që njerëzit të ishin më pak të kujdesshëm si rezultat i përdorimit të maskës. Dy gjëra ndryshuan. Kur të dhënat treguan se rruga kryesore e transmetimit ishte përmes ajrit dhe jo piklave,  njerëzit filluan të ndërgjegjsoheshin.

Kjo ndryshoi edhe mendimin tim në favor të maskave. Më pyetën në një emision televiziv se sa kohë do të duhej ti mbanim maskat. Unë thashë “deri në një farë mase”. Kjo sigurisht ishte përpara se të shpjegoja se kjo do të varej nga konteksti dhe rreziku i infeksionit.

“Por shkenca vazhdon të tregojë prova që maskat reduktojnë infeksionin  nëpërmjet ajrit,” raporton abcnews.al

Allyson Pollock: Profesoreshë e shëndetit publik në Universitetin e Newcastle, ishte “kundër mbylljes së shkollave”

“Ne e dinim menjëherë, kur u fut bllokimi i përgjithshëm në mars 2020, se fëmijët ishin grupi më i rrezikuar.

Në shkolla mbyllja nuk duhet të zgjasë më shumë se disa javë. Kishte shumë frikë dhe ngarkesë të fortë emocionale, por ata nuk i shikonin faktet apo rrethanat në të cilat jetonin disa nga këta fëmijë, për të cilët shkolla është një vend sigurie dhe edukimi.

Raundi i dytë i mbylljes së shkollave ishte një fatkeqësi.

Kit Yates: Drejtor i Qendrës për Biologjinë në Universitetin e Bath, “përmbysi rolin e  shkencëtarëve në pandemi”

“Fillimisht pashë veten time duke dhënë intervista televizive dhe radiofonike, duke shpjeguar mundësitë dhe kufizimet e modelimit matematik dhe idetë bazë si rritja eksponenciale dhe rritja e rasteve, kanë legjitimuar qasjen e qeverisë.

Pas një vështrimi fillestar të të dhënave, pyeta veten :”Çfarë duhet të bëjmëndryshe?” apo “A ka gabuar qeveria në këtë?” . Kuptova se duhej të “dal nga kutia” dhe të jepja një përgjigje.  Unë gjithashtu iu bashkova ekipit të shkencëtarëve të Independent Sage, një ekip ndërdisiplinor ekspertësh që ofron këshilla të pavarura për qeveritë.

Kjo përvojë ka ndryshuar rrënjësisht pikëpamjen time për rolin e shkencëtarëve.

Andrew Pollard: Drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, “nuk e ka ndryshuar mendimin për dozat përforcuese”.

Disa kanë argumentuar kohët e fundit se unë jam kundër dozave përforcuese ose se kam ndryshuar mendje për dozat përforcuese. Në fakt, nuk është kështu. Unë besoj se doza e parë edhe e dytë  duhet të kerë përparësi ndaj dozës së tretë ose të katërt.

Sigurisht do të kishte më pak viktima gjatë 2021 nëse vaksinat do të ishin shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë botën.

“Kjo nuk do të thotë se jam kundër dozave por jam thjesht pro shpërndarjes së barabartë.”

Neil Ferguson: Epidemiologu në Imperial College London thekson jo një, por “tre gjëra që ai i quajti të gabuara”

Së pari, ka pasur një rritje të rasteve për shkak të qytetarëve që u futën në vend në shkurt/mars 2020.

Ne vlerësuam se ishte rreth 70%, ndërsa analiza retrospektive tregon se ishte më shumë se 90%. Kështu, vetëm kur nisën kontrollet sistematike në spitale më 10 mars, kuptuam se sa ishte përhapur pandemia.

Së dyti, ndërsa prisja që virusi të evoluonte, shkalla e evolucionit ishte një surprizë.

Së treti, me rritjen e imunitetit në popullatë (për shkak të infeksionit dhe vaksinimit) masat e distancimit social janë lehtësuar  dhe janë shfaqur variante të reja, duke parashikuar se ecuria e ardhshme e epidemisë, qoftë edhe në një afat të shkurtër, është rritur edhe më shumë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!