Vaksinat anti Covid-19, certifikatat dhe testet false të koronavirusit mund të blihen në rrjetin e errët online.
Çmimet variojnë nga 500-750 dollarë për një dozë të vaksinave AstraZeneca, Sputnik, Sinopharm dhe Johnson & Johnson. Certifikatat false shiten në internet për më pak se 150 dollarë. Sipas studiuesve ka një “rritje të madhe” të kërkesës.
Vaccines and vaccine passports being sold on darknet https://t.co/NPDsUe8nYl
— BBC News (World) (@BBCWorld) March 23, 2021
Sipas BBC, askush nuk e ka kuptuar se vaksinat nuk janë të vërteta. Zbulimi u bë nga studiuesit e kompanisë së sigurisë kibernetike Check Point, e cila ka monitoruar rrjetin e errët që nga janari.
Sipas të dhënave, numri i reklamave është trefishuar në më shumë se 1,200 që nga ajo kohë. Sa për shitësit e vaksinave apo certifikatave, shumica janë nga Amerika, Anglia, Spanja, Gjermania, Franca dhe Rusia./abcnews.al