Vaksina ruse Sputnik V është efektive kundër variantit Omicron dhe funksionon më mirë në krahasim me vaksinat e tjera, tha presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për shtyp, duke vënë në dukje se Rusia është gati për të furnizuar vendet e tjera, përfshirë vendet europiane, me vaksinën Sputnik Light e cila mund të përdoret si një dozë përforcuese.
Presidenti rus tha se Rusia mund të sigurojë vaksina falas për vendet më të varfra. Ndërkohë, Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) ka njoftuar se vaksinimi me vaksinën ruse Sputnik V shkakton një përgjigje “neutralizuese” të antitrupave ndaj variantit Omicron, ndërsa doza përforcuese me Sputnik-Light rrit efektivitetin e vaksinave të tjera kundër variantit.
Gjithashtu Sputnik-Light si një dozë përforcuese rrit ndjeshëm efektivitetin kundër variantit Omicron, duke siguruar mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital për shkak të variantit Omicron.
Alexander Ginzburg, drejtor i Institutit Gamale në Moskë, tha gjithashtu se vaksinimi me vaksinën Sputnik V dhe më pas me vaksinën Sputnik-Light mbron plotësisht kundër variantit Omicron.
/abcnews.al