Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, bëri thirrje për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Jan Blatny, për shkak se nuk nxiton për ta lejuar përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit në Çeki.
Blatny ka thënë më herët se vaksina Sputnik V duhet të përdoret pasi Bashkimi Evropian ta regjistrojë atë.
Në një intervistë të publikuar të mërkurën, Zeman tha se autoritetet çeke duhet të ecin përpara me vaksinimin e popullatës me Sputnik V.
Ai tha se vaksinat ruse dhe kineze duhet të lejohen të përdoren menjëherë në Çeki – vendin që aktualisht ka normën më të lartë të infektimit në Bashkimin Evropian.
“Dy pengesat më të mëdha për këtë janë ministri i Shëndetësisë, Blatny, dhe gjithashtu drejtorja e Institutit Shtetëror për Kontrollin e Farmaceutikës [Irena Storova]”, tha Zeman për gazetën çeke Parlamentni Listy.
Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, bëri thirrje për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Jan Blatny, për shkak se nuk nxiton për ta lejuar përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit në Çeki.
Blatny ka thënë më herët se vaksina Sputnik V duhet të përdoret pasi Bashkimi Evropian ta regjistrojë atë.
Në një intervistë të publikuar të mërkurën, Zeman tha se autoritetet çeke duhet të ecin përpara me vaksinimin e popullatës me Sputnik V.
Ai tha se vaksinat ruse dhe kineze duhet të lejohen të përdoren menjëherë në Çeki – vendin që aktualisht ka normën më të lartë të infektimit në Bashkimin Evropian.
“Dy pengesat më të mëdha për këtë janë ministri i Shëndetësisë, Blatny, dhe gjithashtu drejtorja e Institutit Shtetëror për Kontrollin e Farmaceutikës [Irena Storova]”, tha Zeman për gazetën çeke Parlamentni Listy./REL