“Vaksina ruhet nga Policia”, epidemiologu: Në janar-shkurt do të vijnë rreth 30 mijë doza

schedule08:01 - 13 Janar, 2021

schedule 08:01 - 13 Janar, 2021

Dita e sotme shënon edhe ditën e dytë, prej nisjes së vaksinimit kundër Covid-19 në Shqipëri.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, epidemiologu Dritan Ulqinaku ka treguar më shumë detaje rreth këtij vaksinimi.

Ai u shpreh se vaksina ruhet nga nga Instituti i Shëndetit publikë dhe Policia e Shtetit. Ndërkohë po vaksinohen stafi mjekësor jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë saj.

Këto vaksina ruhen nga Instituti i Shëndetit Publikë dhe Policia. Të punosh me viruset është kërkuar akull i thatë dhe për tu transportuar ruhet aty. Ata që po vaksinohen janë staf mjekësor, edhe jashtë Tirane, si në Krujë, Durrës dhe Vlorë. Në fillim mjekët në vijën e parë, më pas epidiomiologët e terrenit dhe pastaj do vijojnë të tjerët.

Në javën e tretë të janarit do vijnë edhe 10 mijë, ndërsa në shkurt 20 mijë doza të tjera se 1 mijë doza që janë nuk mjaftojnë. Vaksina do minimalisht dy javë për reagimin, që do të thotë duhet të vazhdosh me mbajtjen e maskës”, tha Ulqinaku. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!