Vaksina amerikane Novavax është 50% efektive kundër variantit afrikan sipas një studimi.
Sipas studimit, vaksina ofron mbrojtje më të mirë nga varianti afrikan sesa antitrupat e prodhuar nga personat e infektuar më parë me koronavirus.
Ekipi i udhëhequr nga Tulio de Oliveira i Universitetit të KwaZulu-Natal po kryente një provë të sigurisë dhe efikasitetit të Fazës 2 në rreth 4,000 vullnetarë në Afrikën e Jugut kur varianti B.1.351 ishte varianti më dominues.
“Vaksina NVX-CoV2373 ishte efikase në parandalimin e Covid-19, te personat me simptoma të lehta dhe mesatare.”
Novavax ka në plan të aplikojë për autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën e saj në tremujorin e dytë të këtij viti. Aktualisht kompania është duke testuar 30,000 vullnetarë në SHBA dhe Meksikë./abcnews.al