Vaksina me një dozë e J&J, nis të shpërndahet në BE nga 19 prilli

schedule15:53 - 1 Prill, 2021

schedule 15:53 - 1 Prill, 2021

Vaksina me një dozë e Johnson & Johnson do t’u shpërndahet vendeve europiane më 19 prill.

Vaksina J&J është vaksina e katërt që është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave pas Pfizer-BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca. Ajo tashmë është miratuar në Shtetet e Bashkuara dhe Afrikën e Jugut.

Kompania pritet të shpërndajë rreth 200 milion doza gjatë 2021. Komisioni ka thënë se 55 milion doza do të shpërndahen deri në fund të qershorit.

Vaksina është 67% efektive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!