Vaksina kineze CoronaVac ul rrezikun e vdekshmërisë deri në 97%

schedule14:35 - 30 Maj, 2021

schedule 14:35 - 30 Maj, 2021

Vaksina kineze CoronaVac ul rrezikun e vdekshmërinë  deri në 97%, ndërsa Pfizer / BioNTech deri në 80%, sipas rezultateve paraprake nga një studim i kryer në Uruguaj.  Sipas studimit, duke llogaritur numrin e përgjithshëm të personave të vaksinuar me CoronaVac që nga 25 maji (712,716), 5,360 rezultuan pozitivë me Covid,  19 prej tyre u shtruan në kujdesin intensiv dhe 6 prej tyre humbën jetën.

Sipas të njëjtit burim, nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar me Pfizer në të njëjtën datë nga 149,329 persona, 691 zhvilluan simptoma të COVID-19, vetëm një  person u shtrua në kujdesin intensiv dhe 8 humbën jetën.

Bazuar në të dhënat e studimit, ulja e rasteve me SARS-CoV-2 në mesin e njerëzve të vaksinuar me CoronaVac ishte në 57%, ndërsa midis atyre që u vaksinuan me Pfizer ishte 75%. Te personat e shtruar në spital, CoronaVac ishte 95% efektive në parandalimin e vdekjes dhe vaksina Pfizer ishte 99% efektive.

Autorët e studimit tregojnë se këto të dhëna janë paraprake dhe se nuk marrin parasysh moshën, sëmundjet ekzistuese dhe grupet me  të rrezikuara ndaj virusit, kryesisht anëtarët e stafit mjekësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!