Një burrë 74-vjeçar nga Virxhinia pësoi skuqje të lëkurës dhe rrjepje, pasi mori dozën e vetme të vaksinës Johnson & Johnson.
Fillimisht 74 vjeçari kishte pak kruajtje në krahun e tij por pas ditësh nga vaksinimi lëkura e tij u irritua e gjitha.
Në datë 19 mars, ai kërkoi ndihmën e një dermatologu. Reagimi i Terrell u raportua në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe, pas pesë ditësh në spital, ai u shërua.
Përkundër reagimit ndaj vaksinës, Terrell nuk pendohet dhe inkurajon të gjithë të tjerët të vaksinohen./abcnews.al