Vaksina Johnson&Johnson është efektive kundër variantit Delta, pa pasur nevojë për një dozë përforcuese. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një studim me 480,000 punonjës shëndetësorë në Afrikën e Jugut.
Gjithashtu është “testi” i parë i efektivitetit të vaksinës në kushte reale kundër Delta. Vaksina ishte 71% efektive kundër simptomave të rënda dhe shtrimit në spital, si dhe deri në 95% kundër rrezikut të vdekjes.
Sipas një studimi të Sisonke, kjo vaksinë është më efektive kundër Delta sesa kundër varianteve të mëparshme të virusit SARs-CoV-2 siç është Beta (Afrika e Jugut).
“Ky është lajm shumë i mirë në luftën kundër pandemisë globale,” tha Dr Dan Baruch, një virolog i shquar në Qendrën Mjekësore Beth Israel Deaconess në Boston./abcnews.al