Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet që të lëshojë një njoftim të ri në lidhje me vaksinën e prodhuar nga Johnson & Johnson për koronavirusin.
Sipas FDA, rezulton se vaksina shoqërohet me disa raste serioze, por të rralla të sindromës Guillain-Barré , në të cilat sistemi imunitar sulmon nervat. Rreth 100 raste paraprake të sindromës janë raportuar pas injektimit të 12.8 milionë dozave të vaksinës Johnson & Johnson, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Shumica e këtyre rasteve janë raportuar dy javë pas vaksinimit, kryesisht tek burrat, shumica e të cilëve janë mbi 50 vjeç. Të dhënat e disponueshme deri më tani nuk tregojnë një model të rrezikut të ngjashëm të lidhur me vaksinat Pfizer dhe Moderna, pasi më shumë se 321 milionë doza të këtyre vaksinave janë dhënë në SHBA.
Rastet e sindromës Guillain-Barré që kanë ndodhur do të diskutohen gjerësisht nga këshilltarët e CDC, sipas FDA. s.b/abcnews.al/