Vaksina AstraZeneca e bërë në Indi nuk është aprovuar në BE

schedule21:00 - 30 Qershor, 2021

schedule 21:00 - 30 Qershor, 2021

Bashkimi Evropian nuk e ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca që po aplikohet në Indi, pasi thekson se ajo ndryshon nga origjinali.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka bërë me dije se nuk është dhënë aprovimi për prodhimin e kësaj vaksine nga Covishield.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Bashkimi Afrikan (UA) ka protestuar se mosnjohja nga BE e vaksinës Covishield me kosto të efektshme të bërë në Indi mund të jetë një diskriminim kundër Afrikanëve, pasi përdoret gjerësisht në vendet Afrikane.

“Edhe nëse përdoret teknologji e ngjashme me atë të Vaxzevria (dmth. Vaksina AstraZeneca), Covishield nuk është miratuar aktualisht në BE. Kjo pasi vaksinat janë produkte organike. Dallimet në kushtet e prodhimit mund të çojnë në ndryshime në produktin përfundimtar dhe legjislacioni evropian kërkon që njësitë e prodhimit të inspektohen si pjesë e procesi”, ka thënë EMA.

Aktualisht, vetëm katër vaksina janë aprovuar në BE: ato të Pfizer / BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson . Katër të tjerë janë në proces vlerësimi për miratim të mundshëm: Sputnik (Rusi), Sinovac (Kinë), CureVac (Gjermani) dhe Novavax (SHBA).

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar Covishield dhe ka shprehur zhgënjimin me refuzimin e disa vendeve për ta përdorur atë.

“Ashtë për të ardhur keq, sepse AstraZeneca-Covishield është saktësisht e njëjta vaksinë me AstraZeneca-Vaxzevria,” ka thënë Richard Michigo , një zëdhënës i degës së OBSH-së në Afrikë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!