Vaksina anti-Covid e licencuar në Rusi, do të përdoret edhe në Venezuelë

schedule17:37 - 9 Shtator, 2020

schedule 17:37 - 9 Shtator, 2020

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka njoftuar se vaksina anti-Covid e licencuar nga Rusia do të shpërndahet edhe në Venezuelë, këtë muaj, për teste klinike.

Në një dalje televizive të martën, presidenti tha se “vaksinat  e tjera” do të vinë në tetor, edhe pse nuk e specifikoi se për çfarë vaksine bëhej fjalë.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton po ashtu se Rusia do t’i shesë 32 milion doza të ‘Sputnik-V’ Meksikës.

Vaksina Sputnik-V është licencuar për përdorim nga Rusia, dy muaj pas disa testeve në shkallë të ulët në njerëz. Ekspertët thonë se koha e testimit ishte shumë e shkurtër për të vëtetuar që është e sigurt dhe efektive.

Gati 180 kandidate për vaksina anti-Covid po testohen në të gjithë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas OBSH, asnjë nga kandidatEt deri më tani nuk ka demonstruar një “sinjal të qartë” të efikasitetit në një nivel të paktën 50% të kërkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!