Publikohet video e plotë e videoklipit të vajzave në zonën e Astirit në Tiranë të cilat bllokuan trafikun për të xhiruar një video për rrjetet sociale.
Boriet bien, por të rejat nuk e ndërpresin planin duke ecur me makinë kabriole, ndërsa momenti xhirohet me dron.
Ato ndalojnë para makinave të tjera dhe zbresin nga automjeti duke kërcyer në ritmet e muzikës ndërsa pas tyre një prej vajzave hap shampanjën.
Video sipas policisë rezulton të jetë xhiruar katër ditë më parë, pasi vajzat ndaluan makinën në karrexhatë. Nga verifikimet rezultoi se e reja udhëtonte pa patentë. m.v/abcnews.al