Të gjitha tendencat që i përkisnin të kaluarës janë rikthyer sërish në modë duke nisur nga xhinset me prehër të ulët, bluzat e shkurtra, pantallonat e gjera etj. Ndërsa disa mund t’i mirëpresim me disa reverva, ka një tendencë që ka bërë për vete vajzat e modës.
E kemi fjalën për fundin xhins. E veshi Bella Hadid, e cila është një fanse e stilit të një dekade më të vjetër. Ky trend nuk mund të mungonte në street style duke mbushur rrugët e metropoleve të modës. Hidhini një sy modeleve të mëposhtme.
/abcnews.al