Vajzat e Diego Maradonës shpërthejnë me rastin e plotësimit të 1000 ditëve pa babanë, duke kërkuar drejtësi rreth çështjes së tij.
Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, disa thonë më i madhi, vdiq të mërkurën, më 25 nëntor 2020. Vdekja e tij mbetet një mister, me autoritetet që vazhdojnë të hetojnë shkakun e vdekjes së legjendës së futbollit botëror.
Autoritetet në Argjentinë kanë në sy disa të dyshuar për vrasje të mundshme të shkallës së parë në rastin e legjendës së futbollit.
Me rastin e plotësimit të 1000 ditëve nga vdekja e tij më 22.8.2023, dy vajzat e tij, Dalma dhe Janina, kanë shpërthyer duke folur për një vdekje të paramenduar. /G.D abcnews.al/