“Vajzat arrijnë gjithçka”, postimi i Casillas i emocionon të gjithë

schedule13:49 - 10 Tetor, 2019

schedule 13:49 - 10 Tetor, 2019

Iker Casillas dhe Sara Carbonero janë një ndër çiftet më të famshme në Spanjë. Portieri i Portos dhe gazetarja sportive janë bashkë prej vitit 2009, kanë dy fëmijë dhe në vitin 2016 lidhën kurorë së bashku.

Gazetarja bukuroshe po kalon një periudhë të vështirë dhe është tërhequr nga TV dhe impenjimet publike për t’u përqendruar totalisht në luftën kundër sëmundjes së keqe.

Casillas i qëndron pranë në çdo moment, ndërsa postimi i tij i fundit në rrjetet sociale i ka emocionuar të gjithë. “Vajzat mund të arrijnë gjithçka”, lexohet në bluzën e Sarës, foto që është publikuar nga ish-kampioni i Botës dhe Evropës me Spanjën.

Një mesazh inkurajues për 35-vjeçaren, e cila po kalon momentin më të vështirë në jetën e saj. Për fat të mirë mbështetja nuk i mungon dhe Casillas është në çdo moment pranë saj. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

#girlscandoanything ???

A post shared by Iker Casillas (@ikercasillas) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!