Vajza transgjinore e Elon Musk ka paraqitur një kërkesë për të ndryshuar emrin në përputhje me identitetin e ri gjinor. “Unë nuk jetoj më dhe nuk dëshiroj të jem më r lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë apo formë”, ka thënë ajo, raporton Reuters.
Kërkesa për ndryshimin e emrit dhe për një certifikatë të re lindjeje që pasqyron identitetin e ri gjinor u depozitua në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit në Santa Monica në prill. Kjo u zbulua së fundmi në disa raportime të mediave online.
Xavier Alexander Musk, që së fundmi ka bërë 18 vjeç, i ka kërkuar gjykatës që të miratojë njohjen e gjinisë nga mashkull në femër dhe të regjistrojë emrin e saj të ri. Sipas TMZ, ajo dëshiron që emri i saj të jetë Vivian Jenna Wilson.
Xavier është fryt i martesës së miliarderit me Justine Wilson, e cila zgjati nga viti 2000 deri në 2008. Xavier ka një vëlla binjak të quajtur Griffin. /abcnews.al

