Një 23-vjeçare thotë se e ndan trupin me 25 personalitete të ndryshme, përfshirë një djalë adoleshent dhe një grua të zemëruar të moshës së mesme. Bo Hooper nga Devon vuan nga çrregullim i identitetit përçarës, një çrregullim mendor i karakterizuar nga të paktën dy gjendje të veçanta të personalitetit, dhe që zakonisht shkaktohet nga trauma.
Ajo thotë se personalitetet e saj mund të shfaqen në çdo kohë dhe qëndrojnë për aq kohë sa iu pëlqen. Bo, e cila nuk punon për shkak të gjendjes së saj shprehet: “Ata janë shumë të ndryshëm për mua dhe më është dashur shumë kohë që t’i njoh të gjithë.

Njëri është një djalë i quajtur Toast, i cili ka mbushur 13 vjeç dhe është shumë i zhurmshëm. Ai pëlqen të luajë lojëra dhe ka një marrëdhënie vëllazërore me Kejsin. Është një tjetër që quhet Tracey dhe ajo është shumë ndryshe nga unë sepse jam shumë ndrojtur, ndërsa ajo është me të vërtetë e sigurt.”, shprehet ajo. /abcnews.al



