Vajza që ka lindur me zemrën që rreh jashtë kraharorit

schedule17:25 - 12 Janar, 2021

schedule 17:25 - 12 Janar, 2021

Virsaviya Borun-Goncharova lindi me një gjendje tepër të rrallë, pasi kafazi i kraharorit dhe muskujt e barkut nuk u formuan siç duhet. Si rezultat, 11-vjeçarja nga Florida ka një zemër të zhvilluar jashtë kraharorit të saj. Kjo gjendje prek vetëm rreth një në një milion lindje dhe nuk shkakton dhimbje në jetën e përditshme.

Nëna e saj tha se shanset e saj për të mbijetuar ishin të pakta, por Virsaviya sfidoi shanset dhe tashmë është një adoleshente që di të këndojë, vallëzojë dhe të bëjë aktivitete të tjera pa kushtëzime. “Mjekët më thanë se vajza ime do të vdiste gjatë shtatzanisë ose gjatë lindjes”, u shpreh e ëma.

 Virsaviya dhe vëllai i saj i vogël Ervin

Për të mbrojtur zemrën dhe për të parandaluar ndonjë dëmtim, zakonisht mban një mbrojtëse. “Nuk është e lehtë për Virsaviya të jetojë me zemrën në pjesën e jashtme të gjoksit sepse është vërtet e ekspozuar, pasi është pak poshtë sipërfaqes së lëkurës. Ndonjëherë mund të shkaktojë ankth si tek unë, ashtu edhe tek Virsaviya“, shtoi më tej mamaja e saj. /abcnews.al

Virsaviya jashtë

 Virsaviya në spital

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!