Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vajza nga Shkodra i nënshtrohet operacionit për sëmundjen e rrallë

schedule10:38 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 10:38 - 20 Dhjetor, 2020

Një vajzë e re nga Shkodra e cila vuante nga një sëmundje e rrallë i është nënshtruar një ndërhyrje të vështirë në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nxjerrë foton e saj duke treguar kalvarin e përpjekjeve të saj deri në operacionin që ka zgjatur më shumë se 4 orë.

“Kur shpresa për jetën varej në një fije të hollë, një ndërhyrje e shkallës tepër të lartë të vështirësisë në shërbimin e #neurokirurgjisë në QSUT, i ka shpëtuar jetën një vajze të re nga Shkodra.

Gjithçka ndodhi brenda 12 orësh, nga fillimi i sëmundjes, ekzaminimet në spitalin rajonal të Shkodrës dhe në QSUT, ku mjekët zbuluan sëmundjen e rrallë e të rëndë, aneurizëm i arteries së trurit dhe kryen operacionin delikat prej më shumë se 4 orësh, i cili përfundoi me sukses, falë ekipit të talentuar të #neurokirurgjisë, me prof.asc. Artur Xhumarin, dr. Gramoz Braçe, dr. Kliti Pilika.

Me punën e palodhur në ekip të mjekëve dhe infermierëve të sallës operatore, reanimacionit dhe shërbimit të neurokirurgjisë, e reja nga Shkodra është gati të kthehet në shtëpi”, shkruan ajo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!