Vajza me sindromën Down provon se rruga drejt suksesit është gjithnjë e hapur, nëse jeni të talentuar

schedule08:31 - 16 Shkurt, 2021

schedule 08:31 - 16 Shkurt, 2021

Thonë që nëse ke një ëndërr të vërtetë, ajo do të realizohet pa marrë parasysh çfarë, dhe modelja spanjolle Marian Avila e dëshmon këtë. Një vajzë e vogël me sindromën Down, i ka hapur rrugën karrierës së saj si modele, pavarësisht faktit se shumica e njerëzve me një diagnozë të tillë ngurrojnë të kërkojnë punë.

Që fëmijë, Mariam ëndërronte të pushtonte botën e modës dhe të merrte pjesë në sfilata. Nuk kishte asgjë që ta ndalonte vajzën të arrinte ëndrrën e saj, as sindroma Down.

Në 2016, ajo përfundoi një kurs profesional në një shkollë modelimi ku kishte studiuar për 6 muaj. Në të njëjtin vit, ajo debutoi si modele në një shfaqje bamirësie nga stilistja Lina Lavin, e cila u mbajt në Madrid.

Marian pëlqente të vishej dhe të dukej elegante. Ajo ishte e dashuruar me veshjet e mbrëmjeve, që i sillnin shumë gëzim.

Ëndrra e saj ishte të ecte në pasarelë, në një nga Javët e Modës. Dhe kjo ishte destinuar të realizohej.

“Në prill mora një letër ku thuhej se stilistja Talisha White, dëshironte që unë të isha modelja e saj në Javën e Modës në New York, më 8 shtator 2018. Nuk mund të ndaloja së qari nga emocionet. Ëndrra ime u bë realitet. Ajo datë po afrohej shpejt, sa herë që e mendoj më bëhet një gungë në fyt dhe më vjen të qaj”, thotë Marian.

“Asnjëherë nuk kam menduar që  një vajzë, pa më njohur mua, do të besonte në mua, në përpjekjen time. Ajo është engjëlli im”, u shpreh e lumtur vajza.

Ishte Kenzie Dugmore, vajza e koordinatores së Javës së Modës, e cila i shkroi vajzës pasi ajo kishte hasur në një artikull në lidhje me Marian dhe ëndrrën e saj për të marrë pjesë në Javën e Modës, në Facebook. Sidoqoftë, modelja aspiruese mund të merrte pjesë vetëm në shfaqjen e modës vitin e ardhshëm sepse ajo vuante nga trauma e kyçit të këmbës.

Më 8 shtator, Marian eci në pistën e Javës së Modës në New York ku debutoi në disa veshje. Familja e saj po brohoriste për të.

Në një nga intervistat e saj, kur Marian u pyet se kush ishte mbështetja e saj kryesore, ajo rrëfeu se ishte motra e saj që ishte gjithmonë me të, duke i dhënë mbështetjen e nevojshme dhe madje e ndihmon atë të bëjë fotografi për rrjetet sociale.

“Ka qenë shumë emocionuese. Nuk kam fjalë. Ishte një ëndërr. Doja t’i tregoja të gjithë botës së nuk ka pengesa nëse ke një ëndërr”, tha ajo, ku gjithashtu tregoi se donte të falënderonte personalisht Talishan pas shfaqjes, por ajo u emocionua gjatë takimit të tyre dhe filloi të qante.

Kjo eksperiencë i hapi dyert e industrisë së modës Marian. Ajo tani është 23 vjeç, jeton në Benidrom, Alicane, Spanjë dhe është imazhi zyrtar i fushatës së re të Levi’s. Para kësaj ajo paraqitej në kopertinat e Vogue, The New York Times, Vanity Fair dhe Harper’s Bazaar.

Përveç modelimit dhe trajnimit të rregullt në shtëpi, ajo gjithashtu merr pjesë në mësime vokali dhe po mëson anglisht. Një vendosmëri e tillë është për t’u patur zili.

Marian përdor shfaqjet e saj publike dhe rrjetet sociale për të tërhequr vëmendjen e njerëzve me sindromën Dawn dhe për t’i kujtuar ata se janë në gjendje të bëjnë gjithçka që dëshirojnë.

Më 14 nëntor, Marian mori Çmimin për Advokim të jashtëzakonshëm Quincy Jones 2020, i cili iu dha asaj për arritjet e saj si modele dhe për të qenë një model për të tjerët.

Ne besojmë se një vajzë me një forcë të tillë mendore dhe një dëshirë për të ecur përpara pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, meriton gjithçka që ajo ka: famë, respekt, mundësi për të frymëzuar të tjerët dhe më e rëndësishmja, ëndrra e saj që u bë realitet./Përshtati nga Brightside, e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!