Vajza me çrregullimin e rrallë gjenetik thyen tabutë e bukurisë

schedule14:59 - 12 Prill, 2021

schedule 14:59 - 12 Prill, 2021

Një vajzë që ka lindur me një çrregullim të rrallë tashmë është një modele. 5-vjeçarja, Harper Foy vuan nga ichthyosis harlequin (HI), një çrregullim gjenetik që prek kryesisht lëkurën, duke bërë që foshnjat të lindin me lëkurë shumë të fortë dhe të trashë.

5-vjeçarja nga Edmonds, Washington duhet të bëjë tre banja të gjata në ditë për ta mbajtur lëkurën nën kontroll dhe të hidratuar gjatë gjithë kohës. Nëna e saj e regjistroi në një agjensi modelingu për të mos lejuar që ky çrregullim të ndikojë në besimin e saj.

Harper tani është regjistruar në një agjenci modelizimi

“Ne e quajmë flutura jonë”, thotë e ëma e vogëlushes. “Kur e pashë për herë të parë u trondita dhe u frikësova për të. Por menjëherë kam patur një lidhje me të. E dija që ajo do të ishte një luftëtare e tillë”, tha më tej e ëma. /abcnews.al

Fotosesioni i Harper me ekipin e futbollit Seattle Seahawks për Spitalin e Fëmijëve të Seattle në janar 2020