“Vajza ime është në gojën e të gjithëve”, plas debati mes mamave në “T’ka mami yll”

schedule20:25 - 13 Tetor, 2021

schedule 20:25 - 13 Tetor, 2021

Pasditen e sotme, konkurentët e Dance Reality Show “T’ka mami yll” janë informuar se skuadrat do të jenë të emëruara në blu dhe të kuqe.

Madje, pjesëtarët e skuadrës së Dorit kanë mësuar se me cilin nga kundërshtarët do të përballen, duke filluar të aludojnë edhe për fitoret.

Nga ana tjetër mamatë janë shprehur të kënaqura për sfidat e ardhshme.

Mirëpo, njëra nga nënat ka deklaruar se kanë nisur xhelozitë e para, pork jo deklaratë nuk është pritur mirë nga të tjerat.

“Ta kesh të qartë që në qoftë se Kristina është në gojën e të gjithëve, i bie që është elementi i fortë. Nëse do të ishte elementi i dobët, nuk do e zinte njëri në gojë”, tha mami i Kristinës.

“Nuk po e zëmë në gojë”, u kthye një nga nënat.

Ndërsa mamaja e Kristinës theksoi: “Ju e keqkuptuat, unë thash është goxha grup i fortë, sa që në diskutimin e parë që ata bën, kanë edhe sfidën midis njëri-tjetrit. Ata kanë edhe xhelozi”./abcnews.al