Vajza e Soleimanit kërcënon SHBA: “Do të vijnë ditë të errëta”

schedule15:10 - 6 Janar, 2020

schedule 15:10 - 6 Janar, 2020

Familjet e ushtarëve amerikanë të vendosur në Lindjen e Mesme “duhet të presin vdekjen e fëmijëve të tyre”, tha gjatë ceremonisë së varrimit për babanë e saj, Zeinab Soleimani, vajza e gjeneralit Qassem, i vrarë në një sulm amerikan në Bagdad.

Dhe në televizionin shtetëror ajo rriti dozën duke thënë: “Kjo ishte një çmenduri e Trump, mos besoni se gjithçka përfundoi me vrasjen e babait tim sepse për amerikanët, ditët e errëta do të vijnë së shpejti“.

 

Duke theksuar nevojën për hakmarrje të menjëhershme ndaj Shteteve të Bashkuara, ajo e quajti Trump, ashtu si dikur bëri babai i saj, një “kumarxhi”. “Ju bëtë një gabim historik – shtoi ajo – dhe nuk do të jeni në gjendje kurrë të vendosni mosmarrëveshje midis Iranit dhe Irakut”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!